Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, e ka vizituar fëmijën 5-vjeçar nga Lipjani, i cili po trajtohet në gjendje të rëndë në QKUK.
Ai është pranuar me plagë të rënda në këmbë, ndërsa po mbahet në Kujdesin Intensiv Pediatrik nën përkujdesjen e një ekipi multidisiplinar.
Në njoftimin e Shërbimit Sptalor Klinik dhe Universitar të Kosovës bëhet e ditur se fëmija aktualisht ndodhet pa përcjellje nga prindërit apo kujdestari ligjor dhe është nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të stafit mjekësor dhe të punëtorëve socialë, në përputhje me procedurat për mbrojtjen dhe kujdesin ndaj fëmijëve në situata të tilla.
"Ai ndodhet nën mbikëqyrje të vazhdueshme të ekipit multidisiplinar të Klinikës së Pediatrisë, në bashkëpunim dhe konsultime të rregullta edhe me ekipet tjera specialistike të QKUK-së, sipas nevojës klinike", shkruhet ndër tjerash në reagim. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.