06.01.2017 · përditësuar para 3494 dite1 min lexim
Një numër personash, të paktën pesë, janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri nga një sulmues me armë në aeroportin Fort Lauderdale, tha të premten një zyrtar i SHBA-së, ka njoftuar CNN.
Disa njerëz u vranë dhe një person është arrestuar tha zyra e policisë në Broward, përmes postimit në tëitter.
Zyrtarë të aeroportit thanë në rrjetin social Twitter se “kishte një incident” në zonën e bagazheve në Terminalin 2.
Njoftime të ndryshme në mediat sociale – përfshirë edhe publikimin në twitter të ish zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Ari Fleischer, përshkruan të shtënat.
Një stacion televiziv i Miamit ka postuar në Twitter pamjet duke pohuar se ato janë regjistruar nga pjesa e brendshme e teminalit të bagazheve, njofton BBC.
Në video shihen disa të plagosur të shtrirë në tokë derisa dëshmitarët e tjerë thërrasin për ndihmë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.