Lajmet e fundit

Pas njoftimit se policia ka arrestuar në afërsi të Liqenit të Badovcit 3 persona të dyshuar për vepra penale të cilat ndërlidhen me terrorizëm, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar edhe 2 të dyshuar të tjerë.
Personat e dyshuar kanë qenë në posedim të dy veturave, njëra e tipit Golf 2 ndërsa tjetra e tipit Passat, që të dyja me ngjyrë të kuqe, të cilat më pastaj janë konfiskuar në cilësi të provave materiale.
Me inkuadrimin dhe hetimin e njësiteve anti-terroriste, policia ka arritur të arrestojë edhe 2 të dyshuar tjerë të lidhur me rastin.
Lidhur me rastin janë duke u kryer hetime të mëtutjeshme dhe për këtë arsye nuk mund të japim më shumë informacione.