Përsoseni kujdesin e lëkurës suaj
Në vend se të harxhoni kohë në produkte që janë specifike, përdorni të tilla me shumë role me përbërës të tillë sikur vitamina C dhe peptidet.
Përmirësone furçën tuaj
Ndoshta ju duket kundër-intuitive, mirëpo tharësja e juaj e flokëve nuk e ka mundësinë e tharjes më të shpejtë, ajo i takon furçës suaj. Zgjidheni një të tillë nga qeramika dhe me vrima, qeramika ruan dhe shperndan në mënyrë të barabartë nxehtësinë, ndërsa vrimat mundësojnë qarkullimin më të mirë të ajrit, me çka flokët thahen më shpejtë.
Përmirësoni ngjyrën tuaj të fytyrës
Përfitoni fytyrë shkëlqyese me një hibrid që kombinon dy nevojat e juaja të makijazhit. Zgjidheni një formulë të pudrës me një aplikator të dyanshëm dhe me dy ngjyra që lejon edhe mbulim të tejdukshëm edhe mbulim të plotë.
Gjeje shkopin magjik
Qoftë nëse e përdorni për mollëzat, buzët apo kapakët e syrit apo për të gjitha, një shkop për përdorim të shumëfishtë ju bën më të shpejtë dhe ua lehtëson punën.
Investoni në “primer” flokësh
Një përdorim i primerit (sprej për stilim dhe mbrojtje) të flokëve e përgjysmon kohën e stajlingut të flokëve. Primeri funskionon si rrafshues i kaçurrelave dhe nëse flokët shkëlqyese janë qëllimi juaj – primeri përdoret për ekstra shkëlqim, transmeton femra.net●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.