Lajmet e fundit

Mbi 5 mijë fustane që për më shumë se një muaj u grumbulluan në mbarë Kosovën në kuadër të iniciativës "Mendoj për Ty" që përkrah femrat e dhunuara në luftën e fundit në Kosovë, janë varur sot në stadiumin e Prishtinës.
Të premtën më 12 Qershor stadiumi do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët nga ora 10 deri në 17 për të parë ekspozenë e fustaneve.
Më pas ato do të ruhen në një vend të sigurt deri në realizimin e një skulpture./Klan Kosova.