10.11.2017 · përditësuar para 3187 dite1 min lexim
Deri në ora 12:00 kur edhe ka qenë afati përfundimtar për ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa kanë arritur 471 të tilla nga partitë politike në vend.
Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar Mulë Desku, kryesues i Sekretariatit të PZAP-së.
“Ju informoj se prej ditës se djeshme ne ora 12:00 nderi me sot ne ora 12:00 në PZAP nga kandidatet për anëtarë te kuvendeve komunale ndaj vendimit te KQZ-se lidhur me publikimin e rezultateve përfundimtare te zgjedhjeve lokale janë paraqitur 471 ankesa”.
Të gjitha ankesat duhet të shqyrtohen brenda 72 orësh.
“PZAP-i veç ka filluar shqyrtimin e këtyre ankesave dhe obligohet qe brenda afatit prej 72 orëve për te vendosur lidhur me këto ankesa d.m.th. prej sot ne ora 12:00 deri ditën e hënë me datën 13.11.2017 ne ora 12:00”.
Ndërsa Desku ka thënë se akoma nuk i kamë të dhënat e sakta se nga cila parti kanë marrë më shumë ankesa.
“Jemi ne vlugun e punës për te proceduar dhe shqyrtuar ankesat dhe nuk kemi nxjerrë te dhëna se cila parti ka parashtruar me shumë ankesa”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.