Lajmet e fundit

Të paktën 47 persona, prej të cilëve edhe civilë, humbën jetën në sulmet ajrore ruse në veri të provincës së Latakias, bastion i regjimit sirian, konfirmoi sot një OJQ.
”Ata kanë humbur jetën pas disa sulmesh kundër sektorit Jabal Akrad, bastion i kryengritësve të moderuar dhe islamikëve në provincën që ndodhet në pjesën më të madhe në duart e regjimit”, theksoi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut. (OSDH).
“Pjesa e më e madhe e të vdekurve janë rebelë, por edhe civilë bëjnë pjesë mes viktimave”, shtoi OSDH.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH) theksoi se sulmet, që kanë shkaktuar gjithashtu dhjetëra të plagosur, kishin si shënjestër rajonin Jabal al-Akrad./Syri