Lajmet e fundit

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë në ditë kryejnë vizita 4500 pacientë.
Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Shëndetësisë për Komunën e Prishtinës, Arben Vitia duke iu referuar raportit gjashtë mujor.
Ai ka shkruar se ka pasur rritje të përqindjes së shërbimeve në këtë qendër.
“Rritje e numrit të vizitave dhe shërbimeve mbi 10%.Vetëm shërbimet në laborator 10.3% më shumë.Mesatarja e pacientevë në ditë rreth 4500.Referimi në institucione të tjera 15%.Mbi të gjitha, edukim, promovim dhe punë e vazhdueshme vullnetare”, ka shkruar Vitia.
Ai për këtë gjë ka përgëzuar stafin e këtij institucioni.