Lajmet e fundit

Jimi Hendrix ka vdekur i ri, por muzika e tij jeton ende për gjenerata të tëra.
Legjendari vdiq nga një përzierje e pilulave më 18 shtator 1970 në moshën 27 vjeçare, transmeton Klan Kosova.
Për herë të parë ai u mësua të luaj me kitarë kur ishte 15 vjeç dhe bëri bujë me muzikën e tij edhe pse me një karrierë të shkurtë.
Hendrix ishtë përshkruar nga The Rock and Roll Hall of Fame si “ndoshta instrumentisti më i madh në historinë e muzikës rock”.
E me këtë gjë, pajtohen edhe shumë muzikant.
Pasi që dëgjoi për herë të parë Hendrix, Eric Clapton u mahnit nga aftësitë e tij.
“Ti kurrë nuk më tregove që ai është kaq i mirë”, i ishte thënë Clapton basistit të Animals, Chas Chandler.
Kurse Paul McCartney e kishte përshkruar Hendrix si “përbindësh” kur e kap kitarën.
Kurse Freddie Mercury tha që Hendrix është idoli i tij.
“Jimi Hendrix është shumë i rëndësishëm”.
“Ai është idoli im”.
“Nuk ka mundësi që ta krahasoni dikë tjetër me të”.
“Ju e keni ose jo magjinë. Nuk ka asnjë mënyrë që të punosh për t’u bërë i magjishëm”
“Askush nuk mund ta zë vendin e tij”, ishte shprehur McCartney.
Më poshtë do mund t'i dëgjoni disa prej kryeveprave të cilat nuk do të vdesin kurrë.
https://www.youtube.com/watch?v=fjwWjx7Cw8I https://www.youtube.com/watch?v=Us5sfT17hws https://www.youtube.com/watch?v=NLx_7A_0RxA