Aktorja hollivudiane Angelina Jolie ka bërë shaka me statusin e saj në moshën 45 vjeç dhe pranoi se mund të jetë paksa e lodhur kur bëhet fjalë për partnerë të mundshëm.
Këtu i hedhim një vështrim jetës së saj dramatike të dashurisë ndër vite.
Gati pesë vjet pas ndarjes nga Brad Pitt, Angelina Jolie mendon se e di pse është ende "vetëm".
Aktorja është martuar tre herë, së pari me Jonny Lee Miller, pastaj me Billy Bob Thornton para se të lidhej me Brad në vitin 2014, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova.
Martesa e tyre përfundoj në vitin 2016 dhe që nga ajo kohë aktorja është beqare.
Angelina foli për jetën e saj private në një intervistë dhe pranoi se është ende vetëm.
Angelina u martua me aktorin Jonny Lee Miller në 1996 kur ishte vetëm 20 vjeç pasi u takua me të në sheshin e filmit të tyre Hackers të vitit 1995.
Shpejt, miqësia e tyre u kthye në diçka më shumë dhe ata vendosën të martoheshin.
Duke fajësuar veten për ndarjen, Angelina pranoi se nuk ishte shumë e përfshirë në këtë marrëdhënie, ashtu si me Jonny, Angelina u takua me burrin e saj të dytë në xhirimet e një filmi tjetër. Këtë herë ishte filmi Pushing Tin të vitit 1999, ku ata luanin rolin e një çifti të martuar. Ata u lidhën dhe u martuan në vitin 2000.
Por as kjo nuk zgjati shumë, pas një kohe ata vendosën t'i ndanin rrugët, kështu Angelina vendosi të përqendrohej në punën e saj humanitare dhe Billy në fushën e muzikës.
Romanca e saj më e famshme është ajo me Brad Pittin Angelina, ajo u takua me të derisa ai ishte ende i martuar me Jennifer Aniston.
Edhe pse një kohë e mohuan marrëdhënien e tyre, pasi ishin takuar në xhirimet e filmit 'Mr. dhe Mrs.Smith ', ata pranuan se ishin dashuruar gjatë kohës së xhirimeve.
Në vitin 2014, çifti u martua në Francë, ku pjesë e ceremonisë ishin padyshim edhe gjashtë fëmijët e tyre.
Por, gjërat shpejt morën një kthesë tjetër, përkundër mbështetjes së Brad derisa Angelina u përball me një sëmundje, kjo e fundit sërish kërkoi divorcin së bashke me kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të tyre.
Angelina vendimin për ndarjen nga Brad Pitti e ka quajtur si të duhur.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.