Lajmet e fundit

Në Kosovë aktualisht janë 446 raste aktive me COVID.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë edhe 16 qytetarë nga 2 mijë e146 testime të bëra, ndërkaq nuk është shënuar asnjë rast i vdekjeve nga ky virus.
Janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 157 mijë e 429.