Lajmet e fundit

Gjendja e sigurisë në rrugët e Kosovës nuk është aspak e kënaqshme ku vetëm brenda periudhës janar deri mesi i qershorit janë shënuar 42 të vdekur si pasojë e aksidenteve të trafikut.
Këto komente u bënë në një tryezë të organizuar sot nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike i Universitetit “Hasan Prishtina” dhe Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” me temën “Vlerësimi i gjendjes së sigurisë rrugore nga perspektiva shkencore dhe akademike”, raporton KP, transmeton Klankosova.tv.
Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Ahmeti Shala derisa ka renditur shkaktarët kryesore të aksidenteve rrugore në Kosovës, tha se në aspektin e viktimave Kosova në vitin 2020 për shkak të pandemisë ka shënuar rënie të këtyre rasteve, dhe qëndron shumë më mirë se vendet në rajon.