Lajmet e fundit

42 aktakuza ndaj 58 personave për vepra të ndryshme penale janë ngritur gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore.
Prokurori i Shtetit njofton se gjatë kësaj kohe janë ndaluar dhjetë persona të dyshuar.
Gjithashtu, janë paraqitur shtatë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër nëntë personave dhe një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një personi të dyshuar, transmeton Klan Kosova.