Lajmet e fundit

Qeveria ka marrë vendim të mbulojë shpenzimet e mjekimit të deputetit Alban Zeneli.
Sipas VKM-së Nr.711 datë 26.8.2015, është miratuar fondi në masën 4 000 000 (katër milionë) lekë të reja për kurimin e deputetit të Partisë Demokratike në Qarkun e Kukësit.
Sipas vendimit, ky fond do të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave origjinale përkatëse të institucionit të mjekimit./Lapsi.al