Lajmet e fundit

Të paktën 40 persona janë vrarë nga një sulm ajror që goditi një qendër të emigrantëve në Libi.
Po ashtu raportohet edhe për një sulm tjetër në Tripoli ku thuhet se kanë vdekur edhe 80 persona të tjerë.
Shumica e të vrarëve raportohet se janë emigrantë të Afrikës, shkruan BBC.
Një zëdhënës i shërbimeve emergjente, Osama Ali, ka thënë për AFP se rreth 120 emigrantë kanë qenë në një hangar i cili u pati të shtëna nga ajri.
Ai shtoi se më shumë njerëz mund të jenë vrarë.
Në vitet e fundit, Libia ka qenë një vend kryesor për migrantët që kërkojnë të udhëtojnë në Evropë.
Vendi është shkatërruar nga dhuna dhe ndarja pasi që sundimtari i gjatë Muamar Gadafi u rrëzua dhe u vra në vitin 2011.