Kryeministri italian, Matteo Renzi, tha të premten se tërmeti shkatërrimtar i cili tronditi Italinë qendrore muajin e kaluar ka kosto të paktën 4 miliardë euro.
Renzi njoftoi shifrën gjatë një konference për shtyp në Romë, në të cilën ai përshkroi përpjekjet e rindërtimit që po ndodhin në atë zonë qysh prej 24 gushtit.
Kryeministri u zotua që do ta rikthejë lavdinë e mëparshme të qyteteve të dëmtuara dhe po ashtu theksoi rëndësinë e forcimit të objekteve publike dhe shkollave që mbeten të shkatërruara pas tërmetit.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.