Lajmet e fundit
Forca e Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA-ve dhe disa organizata amerikane që veprojnë në Kosovë kanë organizuar një manifestim për të shënuar 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë së Amerikës, transmeton Klan Kosova.

Për nderë të Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Forca e Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Kosovë dhe disa organizata amerikane që veprojnë në vend kanë organizuar një manifestim simbolik në Bulevardin Bill Clinton, para përmendores së ish presidentit amerikan.
Jeffery Jamson, zyrtar i ambasadës për marrëdhënie me publikun tha se ndjehet vërtetë i nderuar nga organizmi i kësaj ngjarje dhe ka falënderuar pjesëmarrësit, transmeton Klan Kosova.
Organizimi për 4 Korrikun u mbulua nga një numër i madh i forcave të rendit, derisa shumë qytetarë uruan amerikanët.