Lajmet e fundit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të shtunën certifikoi rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme të 11 qershorit.
Aty zyrtarisht u mësuan emrat e përfaqësuesve të rinj në Parlamentin e Kosovës.
Nga 120 deputetë, 38 do të jenë gra, apo kthyer në përqindje, i bie 31 %, pak më shumë kuota, njofton Klan Kosova.
Më së shumti përfaqësuese vijnë prej koalicionit PAN, gjithsejtë 12, pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me dhjetë, kurse nëntë deputete ka koalicioni LAA.
Më tej renditen, Lista Serbe me katër, Partia Turke, Koalicioni Vakat dhe Partia Demokratike e re – me nga një grua deputete.
Emrat e të gjitha deputete të reja të zgjedhura i gjeni më poshtë:
Sala Berisha-Shala, Teuta Haxhiu, Ganimete Musliu, Time Kadriaj, Blerta Deliu-Kodra, Evgjeni Thaçi-Dragusha, Mexhide Mjaku-Topalli, Flora Brovina, Albulena Balaj-Halimaj, Safete Hadërgjonaj, Luljeta Veseli-Gutaj dhe Xhevahire Izmaku.
Nga Lëvizja Vetëvendosje: Aida Dërguti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi, Besa Baftiu, Fatmire Kollçaku, Arbërie Nagavci, Shqipe Pantina, Drita Millaku, Saranda Bogujevci dhe Fitore Dalipi-Pacolli.
Nga koalicioni LAA: Vjosa Osmani, Mimoza Kusari-Lila, Teuta Rugova, Valentina Bunjaku-Rexhepi, Lirije Kajtazi, Hykmete Bajrami, Besa Gaxherri, Doruntinë Maloku-Kastrati dhe Mirjeta Kalludra.
Nga Lista Serbe: Miljana Nikolliq, Jasmina Zhivkoviq, Jelena Bontiq dhe Verica Çeraniq.
Nga partia Turke Mufera Srbica-Shinik, nga koalicioni Vakat Duda Bale dhe nga Partia e re e Kosovës Emilia Rexhep