Lajmet e fundit

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve në konvikte për vitin akademik 2015/2016. Konkursi do të jetë i hapur nga nesër deri më 11 gusht.
Kjo qendër bën me dije se do të pranojë afro 3600 studentë, për të cilët ofron strehim, ushqim si dhe hapësirat për lexim,studim, sport dhe aktivitete tjera të ndryshme.
" Duke qenë se Kosova tashmë ka një numër të madhë të studentëve dhe kapacitetet e Qendrës së Studentëve nuk janë të mjaftueshme për t’i mbuluar të gjitha kërkesat, janë vendosur kriteret për pranim, kriter themelor për të aplikuar është që kandidati të jetë studentë i rregullt në UP, nota mesatare e studentëve, largësia nga kryeqyteti,etj. "
" Përparësi pranimi do të kenë studentët që vijnë nga kategoritë e ndryshme të luftës dhe me gjendje të rëndë sociale" thuhet në njoftimin e qendrës së studentëve të UP-së.
Çmimi për pagesën e konviktit do të jetë 35 euro, 20 nga të cilat janë për banim kurse , 15 euro të tjera për ushqim, transmeton Klan Kosova.