Lajmet e fundit

Më shumë se 350 mijë objekte ilegale në mbarë territorin e Kosovës kanë hyrë në procesin e legalizimit.
Projekt ky që po financohet nga Bashkimi Europian, dhe që kushton 1.5 milion euro.
Në prezantimin e projektit Zëvendësshefi për Bashkëpunim nga Zyra e Bashkimit Europain, Libor Chlad, tha se procesi i legalizimit kërkon shumë punë, prandaj mbetet ende për t’u bërë, transmeton Klan Kosova.
Nga ana tjetër Ferid Agani, Ministër i Mjedisit tha se kur është përmendur si ide, askush nuk ka besuar se do të realizohet, por ndodhi e kundërta dhe 32 komuna po marrin pjesë, në këtë proces shumë të vështirë.
Projekti për t’u realizuar po ndihmohet edhe nga USAID dhe Ministria e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor.