Lajmet e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 337 raste pozitivë me COVID-19 nga një mijë e 318 testime sa janë kryer. Ndërsa të shëruar janë 91 pacientë dhe kanë ndërruar jetë shtatë persona.
Në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) thuhet se Prishtina ka numrin më të madh të të prekurve brenda 24 orëve të fundit me 185 raste.
Ndërsa pasohet nga Gjakova me 41 raste, Fushë Kosova me 26 raste, Lipjani dhe Podujeva me nga 16 raste. Drenasi dhe Skenderaj me nga 7 raste, Obiliqi 6 raste, Mitrovica 5 raste, Malisheva, Prizreni, Rahoveci me nga 4 raste, njofton Klan Kosova.
Kurse Deçani, Dragashi, Ferizaji, Klina, Suhareka, Vitia 2 raste, Vushtrria janë me nga 2 raste pozitive dhe me nga një rast janë komunat e Pejës dhe Junikut.
Numri total i rasteve pozitive është 20.179 raste nga 95.774 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 688 raste të vdekjes.
Ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 15.611 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.880.