Tifogrupi legjendar i Suharekës, Xhebrailat, sot feston 33 vjet të mbushura me dashuri dhe përkushtim për qytetin dhe klubet e tij.
Që nga themelimi i tyre në kohë okupimi në vitin 1992, nga të rinj që e deshën vendin dhe futbollin, ky grup nuk u ndal asnjëherë së përkrahuri ekipet e Suharekës.
Përmes këngës dhe udhëtimeve të tyre, përkrahësit e "Portokall e zinjtë" kanë ndihmuar që atmosfera në tribunë të jetë gjithmonë e gjallë dhe e fuqishme, duke mbështetur klubet e Suharekës në fitore e humbje, në ligat vendore dhe në garat evropiane, raporton Klankosova.tv.
“33 vjet kangë, 33 vjet udhëtime, 33 vjet dashni pa kushte për qytetin e për klubet tona!”.
“Me u rrit me Xhebrailat është me e ditë çka do të thotë me pas pasion, me qenë pranë klubeve të qytetit si në momente të mira e sidomos në momente të vështira atëherë kur ata kan më së shumti nevojë e mbi të gjitha e mson dashninë për njani tjetrin e qysh duhet me funksionu si familje!
Mirënjohje për krejt gjeneratat që e kanë mbajtë gjallë këtë emër e për krejt ata që edhe sot e çojnë zanin nalt për qytetin e Suharekës.
Kënga kurrë nuk do t’ndaloj e ktu do t’jemi përherë”, ka shkruar tifogrupi “Xhebrailat” në Facebook.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.