Janë bërë fiks 32 vjet që kur filloi greva e minatorëve të Trepçës për mbrojtjen e autonomisë së Kosovës.
20 shkurti i 1989-ës shënon një rezistencë gjithë popullore demokratike e paqësore kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit.
Greva ku morën pjesë rreth 1300 xehetarë pati zgjatur 8 ditë, ndërkohë që në çdo përvjetorë të kësaj ngjarje, minatorët e shënojnë me manifestime të ndryshme.
Këtë herë për shkak të pandemisë organizimi ndryshoi. Minatorët ishin për homazhe në sheshin e Mitrovicës, tek pllaka përkujtimore ku janë të vendosur emrat e tyre dhe mbajtën një minutë heshtje për grevistët që nuk jetojnë më.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.