Lajmet e fundit

Këtë fundjavë bilanci i militantëve kurdë të vrarë në juglindje të Turqisë, arriti në 32 sipas forcave të sigurisë. Kjo po konsiderohet si një nga fundjavat më të përgjakshme.
E guvernatori Ibrahim Tasyapan, tha se forcat turke vranë edhe 12 militantë kurdë teksa i gjetën ata në shtëpitë e tyre ndërsa vetëm në qytetet Cizre dhe Silopi pranë kufirit sirian dhe Irakut, mbetën të vrarë në total 448 militantë. Përleshjet kanë shpërthyer në juglindje pas një armpushimi dy vjecar në mes shtetit dhe Partisë së Punëtorve të Kurdistanit.
Si pasojë e konflikteve tashmë qarkullimi ka filluar të pengohet edhe për personat e sëmurë në spitale përderisa Presidenti Tajip Erdogan, ka bërë të ditur se vetëm në 2015, 3 mijë anëtarë të Partsë së Punëtorve të Kurdistanit janë vrarë brenda dhe jashtë Turqisë, transmeton Klan Kosova.
Gjendja e tillë është e papranueshme dhe e tmerrshme për banorët.