Lajmet e fundit
Ndarjet janë të vështira, komplekse dhe ju hutojnë. Ato që përjetojmë pas ndarjes nga një lidhje që ishte e rëndësishme, janë pothuajse të njëjta për të gjithë.

Ja disa nga të vërtetat e hidhura të cilat na i sjell ndarja:
Do të duash t’i flasësh atij personi
Është shumë e natyrshme qe herë pas here të duash t’i flasësh ish të dashurit apo dashurës tuaj. Nëse e ndjeni nevojën t’i flisni, konsultohuni me dikë me të cilin jeni të afërt. Nëse jeni ndarë se partneri juaj ju ka tradhtuar apo ju ka gënjyer, mos e merrni hapin t’i flisni. Por nëse jeni ndarë për diçka tjetër, mendohuni mirë para se të bisedoni me të. Një heshtje nga ai apo ajo mund të jetë zemërthyese.
Do t’u mungojë familja e tyre
Nëse keni arritur ta njihni familjen e partnerit tuaj, pas ndarjes do t’ua ndieni mungesën. Sidomos nëse ata kanë qenë të afër me ju. Hapi që keni bërë kur u njoftuat me familjen, mund t’ua ketë dhënë një lloj sigurie në lidhje, e cila kur u prish, ua ka shkatërruar edhe pritshmërite. Ju gjithmonë do të prisni që familja e tij të vihet në përkrahjen tuaj, dhe do të llogarisni në ta për tu kthyer me partnerin tuaj. Do t’u mungojnë edhe bisedat me nënën dhe hallën e tij.
Do të vijë një kohë kur do të jeni emocionalë
Pas ndarjes, momentet kur ai ose ajo ju mungon janë të panumërta. Ka gjithmonë çaste kur ju dëshpërimisht do të doni t’i shkruani një mesazh dhe t’i thoni se ju mungon. Kjo është ndjenja më e shprehur te njerëzit që kanë dalë nga një lidhje.
Gjërat e zakonshme do t’ua kujtojnë atë
Në mesin e gjërave tuaja, ju e gjeni një dhuratë që ua ka bërë ai apo ajo dikur. Kur ju e vishni atë këmishën apo fustanin me lule, ua kujton se sa shumë i pëlqenit partnerit tuaj në të. Madje edhe ndonjë aromë e caktuar apo një kohë e caktuar e ditës apo e vitit, ua kujton ish të dashurin tuaj dhe momentet e kaluara me të. Janë gjërat e zakonshme, që dikur i ndanit me të, të cilat ua kujtojnë figurën dhe prezencën e tij në jetën tuaj. Pas këtyre momenteve do të ndiheni të mërzitur dhe do ta doni prapë me ju, pavarësisht asaj që ka ndodhur në lidhjen tuaj.
Nuk doni që ata të jenë të lumtur
Realisht, jeni në rregull me faktin që ata janë mirë, por ju nuk e dëshironi lumturinë e tyre pa ju. Kjo është njëra ndër dëshirat më të shpeshta që keni gjatë momenteve kur e mendoni ish partnerin tuaj. Do të donit që ju dhe vetëm ju të ishit arsyeja e lumturisë së tij dhe të ishit me të në momentet kur ai ose ajo është i lumtur. Një lidhje e re dashurie me dikë tjetër nga ana e tyre, do të ua bëjë shumë të vështirë ta harroni.
Do tu duhet të flisni për ta me partnerin tuaj të ri
Kjo është e pashmangshme. Nëse ju keni pasur një lidhje të cilën e patët të vështirë ta harroni dhe i kushtuat goxha kohë rikuperimit të zemrës, kjo bëhet një temë diskutimi mes jush dhe partnerit tuaj të ri, sado kohë që ka kaluar nga ndarja.