Lajmet e fundit

Në jetët dinamike që po jetojmë, stresi është bërë pjesë e pandarë e jetës.
Më poshtë janë disa këshilla që mund të praktikohen në jetën e përditshme që ndihmojnë në pakësimin e stresit.
1. Më pak kafeinë: Kafeina stimulon lirimin e adrenalinës. Në vend të kafesë zgjedh çajrat pa kafeinë. Ose mund ta pakësoni marrjen e kafeinës duke zëvendësuar kafenë me çajin e gjelbër, që ka kafeinë sa 1/3 e një filxhani kafeje.
2 .Meditimi: Meditimi i përditshëm mund të bëhet metoda më e mirë për ta përmbyllur një ditë të ngarkuar dhe për të liruar tendosjen.
3. Merr frymë: Me secilën frymëmarrje të thellë, thuaje fjalën "qetësi" në mendjen tënde dhe nxirre lodhjen nga trupi, duke filluar nga maja e kokës e duke shkuar nëpër secilën pjesë të trupit, deri në fund të thembrave.
4. Pastroje rrëmujën: Rrëmuja ngrit nivelet e stresit. Rregull i mirë është që çdo gjë që nuk e keni shfrytëzuar kohë të gjatë mund ta dhuroni në ndonjë organizatë bamirësie.
5. Organizoje orarin: Pakësoji angazhimet në kalendarin e takimeve. Nëse luftoni për të gjetur pak kohë të lirë, provo që së paku një ditë të javës ta kalosh vetëm.
6. Rishikoje perspektivën tënde: Duke rishikuar perspektivën tonë në situata stresuese, ne shpesh e shohim që rreziku është vetëm një iluzion dhe kështu mbesim të qetë në mendje.