Lajmet e fundit

Linja e Jetës javën e kaluar ka shënuar muajin e ndërgjegjësimit të shëndetit mendor me kampanjën këtupërty, e financuar nga Zyra e UNICEF në Kosovë dhe LENS, e cila ka pasur si fokus specifik ndërgjegjësimin rreth parandalimit të vetëvrasjes.
Ndërsa sot duke filluar nga ora 16:00, përmbyllë këtë kampanjë me hapjen e një përkujtimoreje të dedikuar viktimave të vetëvrasjes.
Në këtë hapësirë, e cila gjendet mbrapa Rektoratit në kampusin e Universitetit të Prishtinës, janë mbjellë rreth 300 bimë të cilat simbolizojnë viktimat e vetëvrasjeve.