Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut nga 1.682 teste të kryera janë regjistruar 457 raste të reja me COVID-19.
Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 700 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 30 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 119.828 raste, prej të cilëve 101.474 janë shëruar, kurse 3.503 kanë ndërruar jetë.
Maqedonia e Veriut aktualisht ka raste aktive 14.851.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.