Lajmet e fundit

Të paktën 30 persona kanë mbetur të vdekur pas shpërthimit të dy bombave në qytetin Damask në Siri.
Njëra nga bombat ishte e vendosur në rrugë dhe ka shpërthyer kur një autobus kishte kaluar pranë, ndërsa një person vetëvrasës hodhi veten në erë me bombën tjetër në zonën Bab al-Saghri.
Sipas disa raportimeve të mediave lokale këto sulme kishin për objektiv autobusët e pelegrinëve Shiit, shkruan Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.