27.05.2015 · përditësuar para 4083 dite1 min lexim
Rreth 30 mijë serbë jetojnë në Shqipëri.
Ky është numri i minoritetit serb në Shqipëri, sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 2011.
Shumica dërmuese e tyre jetojnë në Shkodër, por serbë ka edhe në Fier, transmeton Klan Kosova.
Televizioni publik serb RTS ka zhvilluar një reportazh për jetën e këtij komuniteti në Shqipëri.
Simo Ajkoviq, kryetar i shoqatës ortodokse "Shën Jovan Vladimiri", thotë se deri në vitin 1934 vetëm në Shkodër kanë funksionuar 20 shkolla në gjuhën serbe.
Por, serbët e Shqipërisë thonë se sistemi komunist i Enver Hoxhës i ka detyruar serbët t'i ndryshojnë emrat dhe identitetin.
Kronikë nga Fillojetë Konjuhi.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AF
SHKRIMI NGA
Arbër Fetahu
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.