Lajmet e fundit

Azem Sylës ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Vendimin e ka marrë këtë pasdite një gjyqtar i EULEX-it.
“Gjyqtari i procedurës paraprake të EULEX-it kishte lëshuar një flet-arrest për të pandehurin më 26 prill 2016”, thuhet në njoftimin për media të Gjykatës Themelore në Prishtinë, njofton Klan Kosova.
“Ai është arrestuar më 29 prill 2016 dhe sjellur para një gjyqtari të EULEX-it për caktimin e paraburgimit. Rastin është duke e ndjekur penalisht Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK)”.
Policia ishte vënë në kërkim të ish-deputetit nga radhët e PDK-së që nga dita e mërkurë i cili po dyshohet për krim të organizuar dhe shpëlarje parash.
Në operacionin e realizuar para dy ditësh nga EULEX-i në bashkëpunim me Policinë e Kosovës u bastisën më shumë se 40 lokacione të ndryshme.
Bashkë me Sylën të kërkuar janë edhe 50 persona të tjerë, të cilët në forma të ndryshme lidhen me keqpërdorime dhe shpëlarje parash.