Lajmet e fundit

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 30 aktakuza, kundër 4 personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar nëntë persona të dyshuar.
Gjithashtu, janë paraqitur 12 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj 15 personave të dyshuar dhe janë bërë tri kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të sendeve, transmeton Klan Kosova.