Lajmet e fundit

Tre persona kanë vdekur pas të shtënave në një klinikë të planifikimit familjar në Kolorado Springs.
Në mesin e të vrarëve është edhe një polic, kurse personi i dyshuar është arrestuar, transmeton Klan Kosova.
Nëntë persona të tjerë janë plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit në mes të policisë dhe të arrestuarit, që zgjati rreth pesë orë pasi që i dyshuari refuzonte të dorëzohet.
Motivet e këtij akti ende nuk dihet. Por ky spital për planifikim familjarë, ka bërë protesta anti-abort në të kaluarën.
Policia e ka identifikuar të dyshuarin si Robert Lewis Dear, nga Karolina veriore. Ai më parë ka qenë pjesë e forcave të policisë në këtë vend.