Lajmet e fundit

(E plotësuar)
3 persona kanë vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Leban i cili ndodhet në magjistralen Prishtinë- Podujevë.
Këtë informatë e bëri të ditur për Klan Kosovën, zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Aksidenti ka ndodhur në orën 15:00 ku janë përplasur një automjet dhe një kamion”
“Si pasojë e plagëve të marra, 3 persona kanë ndërruar jetë duke përfshirë vozitësin dhe dy pasagjerë” përfundoi ajo.
(I mëparshëm)
Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Leban më saktësisht në magjistralen Prishtinë – Podujevë.
Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti por duke mos dhënë detaje të tjera për këtë aksident.