Lajmet e fundit

Tre persona kanë humbur jetën këtë të shtunë pasi janë mbytur teksa bënin plazh në zonën e Zvërnecit, në Vlorë.
Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 14:30 policia është njoftuar se pranë Gjirit të Portanovos ishin në rrezik mbytjeje dy persona.
Menjëherë shërbimet e policisë kufitare janë nisur me mjete lundruese për t’u ardhur në ndihmë, por pa mundur t’i shpëtojnë, shkruan Top Channel.
Sipas autoriteteve lokale, viktimat janë dy femra dhe një mashkull dhe trupat e tyre janë nxjerrë tashmë nga uji.
Një grup hetimor po punon për zbardhjen e identiteteve të tyre, si dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Më herët gjatë ditës, po në Vlorë, një 14-vjeçar u mbyt në zonën e Ujit të Ftohtë.