Lajmet e fundit
Ju jeni njohur në një moment të jetës tuaj dhe që atëherë keni ndërtuar një miqësi të fortë dhe të qëndrueshme. Ato janë gjithmonë të parat që e marrin vesh se çfarë ka ndodhur me ty, çfarë keni veshur sot dhe ku do të jeni gjatë tërë ditës.

I tregoni gjithçka rreth vetes, madje edhe sekretet më të errëta. Ju jeni plotësisht të sigurta se nuk do të dalin kurrë nga goja e saj.
2. Keni këngën tuaj
Miqtë e mirë gjithmonë kanë një këngë të tyren. E keni dëgjuar për herë të parë kur keni qenë bashkë, dhe që atëherë sa herë luhet ajo këngë qoftë në ndonjë club, apo kur jeni duke udhëtuar me veturë, ju nuk rezistoni dot pa e kënduar me zë të lartë.
3. Të tregojnë kur diçka nuk është në rregull me ty
Një shoqe e mirë do të kujdesej që edhe ju të dukeni mirë. Ku juve ju ka mbetur ushqim në dhëmbë, iu është prishur eyeliner-i apo buzëkuqi, janë ato që ju thonë t’i rregulloni menjëherë.
4. Shakatë e brendshme
Mes vete ju ndani shaka të cilat nuk i kupton askush përveç juve të dyjave. Madje edhe shprehjet e fytyrës ia njihni njëra tjetrës dhe gjithmonë e kuptoni se çfarë dëshiron të të thotë shoqja jote.
5. Selfiet
Nëse ju keni bërë një fotografi, ku shoqja juaj duket keq, apo anasjelltas, ku ju dukeni keq, si shoqe të ngushta dhe të përjetshme, ju do ta ribëni fotografinë edhe 1000 herë po qe nevoja, vetëm që ta bëni mirë.
6. Kënaqeni edhe në disponim të keq
Edhe kur jeni me diskonim të keq dhe fare në qejf për tu argëtuar, prapë ndiheni mirë në prani të njëra tjetrës. Do të jeni mike përjetë nëse dini që edhe në momentet kur jeni poshtë me moral, dini si të kënaqeni.
7. Ju argëtoheni bashkë edhe pa bërë asgjë
Ju nuk keni nevojë që të organizoni aktivitete për tu kënaqur. Ju mjafton një tavolinë në kafenenë më të vogël të qytetit që të kaloni mirë. Madje edhe në dhomën e gjumit të njërës apo tjetrës ju gjeni prehje dhe argëtim kur jeni bashkë.
8. Familja e saj të do
Nëse familja e shoqes tënde të ngushtë ju ka pranuar dhe ju do sikur të ishit njëri nga ta, kjo miqësi është e destinuar të zgjasë përgjithmonë. Nëse keni qenë dëshmitar i momenteve të tyre të bukura dhe të hidhura, definitivisht miqësia juaj është skalitur thellë mes jush.
9. E shani njëra tjetrën
Shpesh herë e akuzoni dhe e shani njëra tjetrën dhe madje bëni shaka në llogari të saj apo ajo në tuajën në publik. Kjo është një shenjë se miqësia juaj është aq e fortë sa edhe ofendimet publike nuk i bëjnë gjë.
10. Ato e urrejnë këdo që e urreni ju
Nëse juve nuk ju pëlqen dikush, automatikisht edhe shoqes tuaj nuk do t’i pëlqejë. Kur ju e urreni dikë, llogariteni se jeni 2 apo 3 që e urreni së bashku.
11. E dinë se si e pi kafenë
Ajo është personi që e di më së miri se si të pëlqen kafeja. Kjo nuk vlen vetëm për kafen, por edhe për ushqimet. Ajo e si me çfarë u pëlqen t’i hani palpetat, se si ju pëlqen hamburgeri dhe cili është ushqimi juaj më i preferuar nga të gjithë.