Lajmet e fundit

296 persona janë konfirmuar si të infektuar me koronavirus në Kosovë.
Sipas IKSHPK kjo ka rezultuar nga një mijë e 596 mostra të marra, transmeton KlanKosova.tv.
Për periudhën 24 orëshe janë konfirmuar shtatë raste të vdekjeve dhe 202 persona që janë shëruar nga virusi.
“Numri total i rasteve pozitive është 57.028 raste nga 214.941 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.433 raste të vdekjes”, thuhet në kumtesë.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 202 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50.184 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.411”.