Ishin rreth 1,300 minatorë që kishin hyrë në këtë grevë për të mbrojtur ekzistencën e Kosovës dhe autonominë e saj.
Greva historike e minatorëve të “Trepçës” e vitit 1989 ishte shndërruar në rezistencë gjithë popullore demokratike e paqësore kundër presioneve të Serbisë për ta ripushtuar Kosovën.
Me rastin e këtij përvjetori organizohet manifestimin tashmë tradicional “Java e Minatorëve”, ndërkohë që minatorëve për vizitë do t`iu shkojë edhe kryeministri, Ramush Haradinaj, transmeton Klan Kosova.





