Lajmet e fundit

Gati tre dekada më parë, Sir Alex Ferguson kishte marrë drejtimin e skuadrës së Manchester United.
Saktësisht këtë të premte ai ka bërë 29 vite prej kur u emërua trajner i Djajve të Kuq.
Skocezi ka arritur që për këtë periudhë kohore të fitojë 38 trofe më klubin, ndonëse fillimin nuk e kishte aq të mirë, ai humbi ndeshjen e parë si vendas me Manchesterin.
Në skuadër atë kohë ishin emra si, portieri Turner dhe sulmuesi Davensport, ndërsa në përbërje ishin edhe Duxbury, Albiston dhe Blackmore të cilët nuk mund të bënin edhe aq që të shmangnin një fillim dëshpërues për Ferguson.