Lajmet e fundit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës për përgatitjet rreth Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 11 qershor 2017.
Mbledhja u mbajt në Qendrën Mediale, e cila do të jetë një hapësirë për mediat e akredituara që do të përcjellin punën e KQZ-së, transmeton Klan Kosova.
Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akreditoi ‘Grupin e IX’ të vëzhguesve dhe të fundit, që do të vëzhgojnë këto zgjedhje.
Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar është: 29 mijë e 264 vëzhgues, të ndarë si në vijim: