Lajmet e fundit

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se kjo mbledhje do të mbahet me fillim nga ora 09:00.
Në njoftim thuhet gjithashtu se nga ora 12:00, kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë në ceremoninë e rreshtimit të kuadrateve të FSK-së në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.
Po ashtu, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar para disa ditësh se sot do të mbahet seancë solemne në nder të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Seanca do të nisë nga ora 10:00, tha Haxhiu pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, raporton Klankosova.tv.
“Së pari u dakorduam që ta mbajmë seancën solemne me rastin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Kjo seancë do të mbahet më 5 mars, nga ora 10:00 dhe, përveç krerëve të shtetit, do të flasin edhe përfaqësues nga grupet parlamentare”, tha mes tjerash Haxhiu. /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/28-vjetori-i-epopese-se-uck-se-neser-mblidhet-qeveria/ https://klankosova.tv/me-5-mars-mbahet-seance-solemne-per-28-vjetorin-e-epope11se-se-uck-se/