Lajmet e fundit

Pas dhjetë vitesh vendosi helmetën në kokë ish-minatori i minierës në Stan Tërg të Mitrovicës, Shasivar Begu.
Ky pensionist pas kaq kohësh hyri për herë të parë në këtë minierë duke kujtuar 20 shkurtin e 28 viteve më parë, ku ai bashkë më shumë minatorë nisen grevën e urisë, njofton Klan Kosova
Begu, që në atë kohë ishte depoist, thotë se u erdhën ndihma nga e gjithë Kosova.
E ky mitrovicas që kaloi pothuaj të gjithë jetën në horizontet e kësaj miniere, thotë se ka nostalgji për kësi mobilizimi.
Për të kujtuar sakrificën e punëtorëve të minierës së Trepçës, të hënën nisi manifestimi “Java e Minatorëve”. Këtu u kujtuan të gjithë ata që dhanë kontribut pa kushte për formimin e shtetit të Kosovës.
Ndiqeni më poshtë kronikën e plotë të gazetares Blerta Ahmeti.
https://www.youtube.com/watch?v=fCLZpukzBE8&feature=youtu.be