Lajmet e fundit

Meteorologu Mendim Rugova sot në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova ka treguar se çfarë moti do të mbajë nesër, më 28 Nëntor.
Ai është shprehur se për Festën e Flamur temperaturat do të jenë të favorshme, përcjell Klankosova.tv.
“Nesër do të jenë temperaturat e favorshme. Për ditën e nesërme, për Festën e Flamurit parashihet të mbaj mot i butë, megjithëse ndoshta pak vranësirat kalojnë”.
“Temperaturat goxha të favorshme deri në 12, 14 gradë Celsius, janë temperatura të kënaqshme, nuk kemi nevojë me u vesh teper trash”, është shprehur ai.
Për të dëgjuar më shumë rreth parashikimit të motit, klikoni videon e mëposhtme: