Lajmet e fundit

Komisioni për Legjislacion ka filluar intervistimin e kandidatëve për drejtor të Agjencisë kundër Korrupsionit.
Në garë për këtë pozitë janë 28 kandidatë, pasi që një kandidat është tërhequr nga gara.
Në intervistim po marrin pjesë edhe përfaqësues të shoqërisë civile që merren me fushën e antikorrupsionit, njofton Klan Kosova.
Intervistimi është paraparë të jetë nga 15 minuta për secilin kandidat, të cilët do t’i kenë nga tri pyetje të njejta ose të ngjashme derisa intervistimi pritet të përfundojë rreth orës 17:00.