Lajmet e fundit

I akuzuar për vrasjen e drejtorit të Arsimit të Komunës së Prishtinës, Gani Sahiti mori dënim më të butë në rigjykim. Në gjykimin e parë ai qe dënuar me 35 vjet heqje lirie.
Gani Sahiti, i akuzuari për vrasjen e drejtorit të Arsimit të Komunës së Prishtinës, Remzi Salihun, është dënuar me 27 vjet burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ku rasti ishte kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit.
Në seancën e së premtes, kur u dha fjala përfundimtare e palëve, i akuzuari deklaroi se ndihet i penduar për veprën që e ka kryer dhe i kërkoi falje familjes së të ndjerit.
Sahiti akuzohet se më 3 tetor 2011 në vendin e punës në mënyrë dinake dhe të paskrupullt privoi nga jeta Remzi Salihun, atëkohë drejtorin e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës.
I pakënaqur me vendimin e Gjykatës, Haxhi Millaku, avokati i të akuzuarit, paralajmëroi ankesë në Gjykatën e Apelit,raporton kallxo.com