Lajmet e fundit

27 vite burg i janë dhënë sot Alfred Nikollit, i akuzuar për vrasjen e parukieres në qytetin e Lezhës. Nikolli u dënua për ‘Vrasje me paramendim’ dhe për ‘Armëmbajtje pa leje’.
Gjithashtu Gjykata e Lezhës vendosi masën “Arrest me burg” për shtetasin Gjok Nikolli, me akuzën për “Përkrahje të autorit të krimit”. Ngjarja ka ndodhur në nëntor të vitit 2016, ku shtetasja Etleva Ndoka është vrarë me dy plumba pistolete në zemër.
Nikolli ka qenë brenda ambienteve të parukerisë, duke debatuar me 28-vjeçaren. Në grindje e sipër ai ka nxjerrë armen dhe ka qëlluar në drejtim të vajzës.
31-vjeçari ka pranuar autorësinë e krimit, duke shtuar se nuk kishte dashur ta vriste Etlevën, por kishte shkuar në dyqanin e saj për të biseduar me të. Gjatë bisedës, sipas Nikollit, 28-vjeçarja e ka ofenduar rëndë dhe kjo e ka shtyrë autorin e krimit të shkrepte pistoletën.
Gjithashtu thuhet se shkak për këtë debat është bërë xhelozia e Alfred Nikollit pasi ai dhe Etleva Ndoka kishin 6 muaj të ndarë. Etleva ishte nënë e një djali të mitur por kishte kohë që ishte në një lidhje jashtëmartesore me 31-vjeçari, shkruan shekulli, transmeton Klan Kosova.