260 raste pozitive me COVID-19 dhe tri raste të vdekjes janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Numri total i rasteve pozitive është 66.640.
Ndërkaq, numri i të shëruarve gjatë periudhës është 190 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58.359 raste, kurse i rasteve aktive është 6.706
“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 109 raste, Pejë 27 raste, Gjakovë 17 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Mitrovicë 13 raste, Lipjan 12 raste, Prizren 10 raste, Gjilan 7 raste, Ferizaj 6 raste, Istog 6 raste, Rahovec 5 raste, Suharekë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Klinë 4 raste, Skenderaj 4 raste, Drenas 3 raste, Obiliq 3 raste, Podujevë 3 raste, Deçan 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kamenicë, Malishevë dhe Ranillug”, njofton Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.