Një person është arrestuar në Tiranë me qëllim të ekstradimit në Itali.
26-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar për "Prodhim dhe shitje të narkotikëve".
"Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në rrugën "Rexhep Pinari" dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin Xh. A., 26 vjeç".
"Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Hetimeve Paraprake, Milano, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë", thuhet në njoftim. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.