Lajmet e fundit

Në Prishtinë u mbajt ceremonia e shënimit të 25 vjetorit të themelimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.
Në këtë takim morrën pjesë themelues të saj si dhe personalitete që u angazhuan ndër vite në këtë sindikatë.
Kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi me këtë rast tha se që nga paslufta anë ballafaquar me shumë sfida si dhe përmendi punën e kësaj sindikate në krijimin e programit social për punëtorët.
Arifi gjithashtu paralajmëroi se nga kjo ceremoni do të nisin edhe përgatitjet për kongresin e shtatë të BSPK-së.
Ndërsa, aty foli edhe një ndër themeluesit dhe kryetari i parë i Sindikatave të Pavarura të Kosovës , Hajrullah Gorani .
Ky u fundit tha se tashmë sindikata dhe populli i Kosovës, janë në liri dhe tashmë nuk ka se kush të fajësohet sa i përket angazhimit rreth të drejtave të punëtorëve, transmeton Klan Kosova.