Lajmet e fundit

Në 25 ka shkuar numri i të vdekurve nga tërmeti në zonën e Izmirit të Turqisë si dhe janë lënduar 831 persona, tërmeti ishte me magnitudë 6,6 ballë.
Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha se 435 njerëz janë duke marrë trajtim, ndërsa 25 gjenden në kujdes intensiv dhe nëntë janë duke iu nënshtruar operacioneve, transmeton Klan Kosova
Ai gjithashtu tha që 364 u lëshuan nga spitalet, pasi kishin përfunduar trajtimin dhe se ekipet mjekësore dhe të shpëtimit vazhdojnë të punojnë në Izmir për të "lehtësuar dhimbjen", shkruan Anadolu Agency.